Rruga e re e emigrantëve kinezë drejt Evropës ‘kalon’ nga Ballkani (fotot)

25/09/2024 17:40

Një numër deri tani i vogël por në rritje refugjatësh kinezë po udhëtojnë drejt Ballkanit me shpresën për të arritur në vendet e Bashkimit Evropian, shkruan në një reportazh e përditshmja britanike The Guardian.

Në një qytezë të vogël të Bosnies pranë kufirit me Kroacinë dhe BE, në mure shihet letra të shumta që shkruajnë : “Nëse dëshiron të shkosh në Evropë (Itali, Gjermani, Francë, etj) ne mund të të ndihmojmë. Regjistro këtë numër në WhatsApp”.

Mesazhi është shkruar në gjuhët e vendeve më të varfra si Somaleze, Nepaleze, Turke dhe të tjera, deri në përkthimin e fundit të listës, që është në gjuhën kineze.

Bihać ishte dikur një qytet i rëndësishëm i Jugosllavisë ndërsa tani duket se vetëm ndihmon emigrantët të kalojnë ilegalisht drejt Kroacisë.

Zhang, i cili ka ardhur dy muaj më parë në Bosnie me dy fëmijët e tij, thotë se është nisur nga provinca kineze e Hebei “për të gjetur lirinë”. Deri tani ai nuk ka arritur të kalojë rojet kroate të kufirit dhe qëndron në një kamp refugjatësh në periferi të kryeqytetit Sarajevë.

Kampi strehon rreth 200 njerëz, kryesisht familje, njerëz të dobët ose të mitur të pashoqëruar.

“Nuk është mirë të qëndrojmë këtu,” thotë Zhang teksa djali e vajza e tij luajnë në oborr. “Nëse më kthejnë në Kinë më prej burgu ose spitali psikiatrik”, shton 39 vjeçari, duke shtuar se mjedisi politik i Kinës komuniste nuk i la zgjedhje tjetër përveçse të largohej.

Në vitin 2022, më shumë se 14,000 refugjatë ilegalë në Bosnie dhe vetëm dy prej tyre ishin kinezë, ndërsa sivjet numri tyre arrinte në 70 vetëm në gjysmën e parë të vitit.

Edhe numri kinezëve që tentojnë të hyjnë ilegalisht në SHBA ka shënuar rritje teksa një avion me 100 emigrantë i ktheu ata në Kinë në fillim të vitit, sipas autoriteteve atje.

Analisti britanik David Stroup, thotë se ashpërsimi i shtetit të mbikëqyrjes në Kinë dhe kushtet e vështira ekonomike kanë nxitur valën e re të emigrantëve prej andej.

“Izolimet e pandemisë krijuan idenë se njerëzit e zakonshëm nuk kishin më një jetë private pa u mbikqyrur nga shteti, dhe pa u vendosur në periudha të gjata arbitrare izolimi”, thotë Stroup.

Ndërsa Bosnia është një ndalesë tërheqëse për emigrantët pasi ashtu si fqinja e saj Serbia, kanë vendosur regjimin pa viza per Pekinin.

Përfaqësuesja e çështjeve të emigracionit në vend Aleksandra Kovačević, thotë se kinezët po nisnin të dallohen për shkelje të rregullave të emigracionit, ashtu si emigrantë nga Turqia, Lindja e Mesme dhe Afrika Veriore.

Por kontrolli i lirisë së fjalës në Kinë duket se është nxitja kryesore e largimeve, teksa Zhang thotë se para se të largoheshin djali i tij u akuzua për ‘mungesë patriorizmi’ në shkollë dhe debatet e politikes me bashkëshorten u ashpërsuan, derisa ata u ndanë.

Ndërsa gjatë kohës së pandemisë, ai tha se “qeveria i mbylli njerëzit në shtëpi sikur të ishin kafshë”.

Një zjarr në një pallat banimi në Urumqi, në vitin 2022, la 10 njerëz të vrarë dhe faji iu dha kontrolleve të ashpra shëndetësore për të parandaluar viktimat të largoheshin. Zemërimi ndaj masave u shpreh në rrugë e në rrjet.

Zhang tha se kishte marrë pjesë në protesta dhe arsyeja e vetme që policia nuk e kishte gjetur ishte se ai nuk kishte marrë celularin me vete dhe nuk mund të gjumohej, por zhdukja e disa miqve të tij e bindi se duhet të shkonte.

“Kontrolli i fjalës së lirë në Kinë është ashpërsuar, ata nuk lejojnë të flasësh për partinë apo për qeverinë, nuk të lënë të shprehësh asgjë, dhe këtë nuk mund ta pranoj, nuk është vetëm çështje ekonomike”, thotë Zhang sipas rrjetit The Guardian.

FOTO GALERI
2/3
Kulla e ujit ne Bihać, dikur furnizuese e zonave te Jugosllavise

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA