Alket Rizai përfshihet në përplasje me armë në Greqi, policia vihet në kërkim të tij Dy turiste, rezidente në Angli, kanë kërkuar ndihmë pasi kishin humbur rrugën gjatë eksplorimit të Majës së Jezercës, rreth orës 15:15.
Menjëherë pas njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, së bashku me Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë, janë nisur në drejtim të Majës së Jezercës për të lokalizuar dhe ndihmuar dy turistet.
Pas 3 orë kërkimesh, është bërë e mundur gjetja e turisteve, të cilat ishin në gjendje të mirë shëndetësore dhe pasi zbritën në Valbonë, të shoqëruara nga punonjësit e Policisë, u akomoduan në një bujtinë në Valbonë.
Turistet kanë falënderuar punonjësit e Policisë dhe Ekipin e Kërkim-Shpëtimit Malor Valbonë për gatishmërinë dhe ndihmën e dhënë.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës vijon të jetë maksimalisht e angazhuar për të garantuar sigurinë e turistëve dhe vizitorëve që zgjedhin vendin tonë
Top Channel