Live/ Dita e 18-të e tubimit jopartiak, qytetarët sjellin dhitë në protestë. Nis marshimi nëpër rrugët e kryeqytetit
Pas denoncimit mbrëmjen e djeshme në emisionin investigativ “Fiks Fare”, në televizionin Top Channel, është ndalur punonjësi i policisë N/Komisar E.Ç 30, vjeç.
30-vjeçari akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”. Ndalimi u krye pas publikimit të rastit në emisionin investigativ “Fiks Fare” dhe marrjes së kallëzimit nga oficerët e AMP-së të shtetasit J.L., në lidhje me ngjarjen e datës 22.07.2024, ku në një biznes të fushës së ndërtimit, është aksidentuar punonjësi i këtij subjekti.
Sipas njoftimit, Specialisti i Krimeve nuk ka marrë masa për këqyrjen e vendit të ngjarjes dhe kryerjen e veprimeve të tjera hetimore për veprën penale “Shkelje e rregullave të sigurisë në punë”.
Top Channel