Fermerët e orizit në Vietnam vjelin të korrat nga uji para ardhjes së stuhisë së lajmëruar (fotot)

24/09/2024 19:18

Të zhytur deri në mes në ujë, fermerët e orizit në veri të Vietnam shiheshin sot të shpëtonin atë që mundnin nga të korrat e tyre para ardhjes së tajfunit që solli shkatërrim edhe muajin e kaluar në rajon.

Stuhia la dhjetra të vrarë në Vietnam dhe shkaktoi dëme të shumta materiale në vendin që po kthehet në qendër kompanive të mëdha të teknologjisë.

Vietnam është prekur shpesh nga stuhitë tropikale që shpesh sjellin përmbytje të rënda dhe rrëshkitje dheu, kryesisht në sezonin korrik-nëntor.

Zyrtarët thanë se në zonat qendrore të vendit stuhia ka vrarë ter njerëz dhe ka detyruar qindra të tjerë të largohen nga shtëpia.

Fermerët e orizit po mblidhnin prodhimin e tyre disa javë para kohe për të shpëtuar atë  që nuk është shkatërruar ende.

“Kemi humbur thuajse të gjitha të korat në këtë zonë. Ne po e presim sot orizin me shpresë të shpëtojmë sa mundemi,” tha fermeri 60-vjeçar Dinh Thi Thu për rrjetin AFP.

Në fillim të muajit stuhia shkaktoi shumë të vdekur dhe dëme në më shumë se $1.6 miliardë  dëme.

Teksa ujërat po tërhiqeshin në veri dhe në qendër të Vietnamit javës që shkoi, një tjetër stuhi me reshje masive ngriti lumenjtë në nivele të rrezikshme.

Edhe në veri të Tailandës në perëndim të Vietnamit,  përmbytjet nga reshjet e rënda lanë dy njerëz të vrarë në Lampang dhe përfshirën më shumë se 1000 banesa, njoftonin sot autoritetet vendore.

Mianmar me ne perëndim, gjithashtu është goditur rëndë nga sezoni i stuhive në rajon, me më shumë 300 të vdekur, i ndjekur nga Vietnami Vietnami me rreth 200.

FOTO GALERI
6/11

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA