Salianji mbështet protestën e tregtarëve të Belshit, drejtuesi politik i Elbasanit: Nëse problemi nuk zgjidhet, paralajmërojmë bllokimin e rrugës

21/09/2024 17:22

Partia Demokratike i është bashkuar protestës së tregtarëve të Belshit, të cilët kërkojnë të drejtën e tyre pasi Bashkia e ka hequr tregun nga qendra e qytetit.

Deputeti Ervin Salianji si drejtues politik i Qarkut të Elbasanit për zgjedhjet e ardhshme parlamentare u shpreh se PD do të jetë në krah të tyre.

Ndërsa ndodhej krah protestuesve, Salianji paralajmëroi bllokimin e përkohshëm të rrugës nëse problemi nuk zgjidhet.
“Belsh! Në mbështetje të tregtarëve dhe banorëve në protestën e tyre legjitime dhe bllokimin e përkohshëm të rrugës si paralajmërim për përshkallëzim nëse problemi nuk zgjidhet!

Pasi i kanë marrë votën duke i konsideruar të futur në “xhep” qeveria vendos të flakë në rrugë qindra tregtarë të vegjël e fermerë në Belsh, i largon me dhunë nga tregu i tyre tradicional ku e ushtronin veprimtarinë prej 32 vitevesh.

Përmes një vendimarrje klienteliste kanë zgjedhur t’i shpërdorojnë paratë duke investuar në një zonë boshe për të fuqizuar dy sipërmarrësit e tyre për shkak të lidhjeve klienteliste politike. Si në çdo rast PS vjedh duke abuzuar me një investim të panevojshëm dhe fuqizon dy biznese të lidhura me qeverinë tek gjasme tregu i ri!

Dua ta bëj të qartë se do të jemi në krah të banorëve duke përshkallëzuar protestat dhe revoltën e tyre legjitime për ndalesën që ju bëhet për të shitur produktet bio të zones”, ka shkruar Salianji në një reagim në rrjete sociale.

FOTO GALERI
1/19

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA