Vendimi i Apelit më 26 shtator, Salianji: Përndjekje politike, ka zero shanse të ndalem në betejën për rrëzimin e qeverisë

20/09/2024 19:50

Seanca në Gjykatën e Apelit për deputetin demokrat, Ervin Salianji, u shty për në datën 26 shtator. Deputeti ka reaguar në rrjetet sociale, duke e cilësuar si ‘përndjekje politike për shkak të denoncimeve për lidhjet e eksponentëve të lartë të PS me krimin dhe narkotrafikun’.

Deputeti demokrat shkruan se beteja gjyqësore nuk do e ndalin në betejën e tij për rrëzimin e qeverisë.

Reagimi i Salianjit: 

Përparim. Betejat gjyqësore dhe përndjekja politike për shkak të denoncimeve për lidhjet e eksponentëve të lartë të PS me krimin dhe narkotrafikun, nuk mund të më ndalin në betejën për rrëzimin e kësaj qeverie!

Kontratën e kam me qytetarët dhe detyrim kam të mbroj interesin publik, liritë dhe të drejtat që garanton kushtetuta, më e rëndësishmja barazia para ligjit, pavarësia e institucioneve dhe sundimi i ligjit! Do ti mbroj në çdo rast pavarësisht kostove!
Zero shans ka që të tërhiqem! Vazhdojmë betejën për Elbasanin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA