INSTAT: 36% turistë më shumë! Publikohet raporti për korrikun: 53% më shumë vizitorë jorezidentë në krahasim me 2023

20/09/2024 19:40

Statistikat zyrtare konfirmojnë se ky sezon veror ka shënuar një rritje të konsiderueshme të numrit të vizitorëve, në krahasim me vitin e kaluar.

Instituti i Statistikave publikoi raportin për strukturat akomoduese gjatë muajit korrik, sipas të cilit, numri i vizitorëve është rritur me 35,9 % në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas të dhënave të INSTAT, numri i vizitorëve rezident është rritur me 8,9%, ndërsa vizitorët jo-rezident kanë shënuar një rritje me 53,1%.

Sipas Institutit të Statistikave, gjatë muajit korrik norma e shfrytëzimit të dhomave të “Hoteleve dhe akomodimeve të ngjashme” është 49,3 %, kundrejt 44,8 % që ishte në muajin Korrik 2023.

Ajo që bie në sy gjatë këtij sezoni veror është kohëzgjatja e pushimeve. Numri i netqendrimeve është rritur me 16,1% në krahasim me vitin 2023. Turistët e huaj kanë qëndruar më gjatë kryesisht në zonat bregdetare.

Një rritje të konsiderueshme ka pësuar edhe numri i vizitorëve jorezidentë nga Kosova. Në krahasim me vitin e kaluar ata kanë shënuar një rritje me 14,3%. Numër të lartë vizitorësh gjatë muajit korrik ka patur nga Italia, Polonia, Gjermania dhe  Maqedonia e Veriut.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA