Bashkëshorti dhe dado në lidhje sekrete, akuzohen për 2 vrasje në vilën e luksit në SHBA (fotot)

20/09/2024 17:58

Zonja e shtëpisë Christine Banfield, dhe punonjësi bashkiak Joseph Ryan u gjetën të vrarë në vilën në zonën rezidenciale të Uashington, në ngjarjen që tronditi komunitetin e pasur.

Bashkëshorti i pasur i Christine Banfield dhe dado e shtëpisë janë akuzuar dje për vrasjet në ‘trekëndëshin djalëzor të dashurisë’ që ishte krijuar në banesë në fillim të vitit të shkuar.

Duke tentuar fshehjen e eliminimit të rivales së saj, zonjës së shtëpisë, dadoja Juliana Peres kishte tentuar të inskenonte vrasjen e Christine nga një i dashur i trilluar që do të joshte në rrjet.

Prokurori Steve Descano tha dje në një deklaratë: “Vitin që shkoi vrasja e dyfishtë e Christine Banfield e Joseph Ryan tronditi komunitetin tonë. Sot jam i lumtur të njoftoj se kemi bërë akuzat zyrtare ndaj Brendan Banfield për vrasjen e bashkëshortes së tij Christine, dhe vrasjen e Ryan”.

Brendan Banfield, baba i një vajze 4-vjeçare, dhe dado e familjes, 22 vjeçarja braziliane Juliana Peres Magalhaes, akuzohen për vrasjen e Christine — bashkëshortes së Brendan, dhe të punonjësit të bashkisë së Fairfax—Joseph Ryan, një burrë 38-vjecar që ishte ftuar në shtëpinë e saj ne Herndon, Virginia.

Kur policia kishte marrë thirrjen e emergjencës ditën e vrasjeve, kishin gjetur Christine me plagë thike dhe Ryan me një plagë arme zjarri në dhomën e gjumit të shtëpisë.

Oficerët sekuestruan në vendngjarje një thikë dhe dy armë zjarri.

Brendan Banfield i cili ishte në një lidhje intime me dadon Juliana Peres Magalhaes, akuzohet se ka qëlluar me thikë bashkëshorten e tij  Christine Banfield, 37, dhe më pas ka qëlluar  Joseph Ryan, 38 vjeç, paraditen e 24 shkurtit 2024, per te bere te dukej se gruaja e tij ishte vrare nga i huaji.

Çifti Banfield jetonin në shtëpi me dadon  Juliana Peres Magalhaes, dhe vajzën e tyre 4-vjeçare.

Hetuesit than se Brendan e Magalhaes kishin qëlluar për vdekje, Ryan që ishte thirrur në vilën një milionë dollarëshe nga një faqe lidhjesh seksuale në rrjet, shkruan New York Post.

Viktima Christine Banfield

Magalhaes, asokohe 23 vjeçare, tha fillimisht se ajo dhe Brendan kishin parë ‘Ryan që sulmoi Christine Banfield’, prandaj e qëlluan.

Magalhaes pretendon vetëmbrojtje por prokurorët thanë se është gjithçka një sajesë e dados për të hequr qafe gruan e të dashurit punëdhënës.

Ata besojnë se Ryan ishte një shtojcë i joshur brenda komplotit djallëzor të mbulimit të vrasjes së Christine.

Hetuesit kishin zbuluar se Ryan kishte njoftuar se do të shkonte në shpinë e një përdoruesje me emrin ‘Annastasia9’ në rrjetin e lidhjeve seksuale “Fetlife.”

Ata thanë se Christine Banfield nuk kishte frekuentuar këtë rrjet, por një profil i rremë për të ishte krijuar nga Magalhaes.

Dyshja janë arrestuar prej dhjetorit 2023 për vrasjen e Ryan por asnjë prej tyre nuk ishte akuzuar për vrasjen e Christine deri dje, shkruajne mediat ne SHBA.

FOTO GALERI
5/6
Ngjarja që tronditi komunitetin e pasur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA