Nga Spiropali e Manastirliu tek Çuçi e Malaj/ Socialistët marrin pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani

19/09/2024 11:46

Qindra persona po marrin pjesë në homazhet në nderim të ish-deputetit Gerti Bogdani, i cili u nda nga jeta në moshën 44-vjeçare një ditë më parë.

Deputetë, ish-deputetë, ministra dhe ish-ministra ngushëlluan familjarët e politikanit. Ceremonia e homazheve u organizua nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila shprehu edhe ngushëllimet.

Mes ministrave që shkuan për ngushëllime ishin Ogerta Manastirliu, Bledi Çuçi, Pirro Vengu dhe Petrit Malaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA