Kreu i grupit të PS merr pjesë në homazhet në nderim të Gerti Bogdanit, Peleshi: Politikan model dhe qytetar e familjar shembullor

19/09/2024 11:59

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste ka marrë pjesë në homazhe dhe ka përcjellë ngushëllimet në lidhje me ndarjen nga jeta të ish-deputetit të PD Gerti Bogdani.

“Humbje e parakohshme në moshë kaq të re është shumë e dhimbshme për këdo. Aq më tepër që bëhet fjalë për një politikan model dhe një qytetar e familjar shembullor. Dua të bashkohem me ngushëllimet dhe dhimbjen që gjithkush ndjen sot. Do t’i mungojë familjes, miqve dhe politikës shqiptare”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA