
25/02 19:32
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Greqi, ku një i moshuar është përplasur për vdekje teksa shkonte në spital me taksi.
Ngjarja ka ndodhur në Heraklion, ku 85-vjeçari ishte duke udhëtuar me taksi për në spitalin e Venizelio. Menjëherë pas përplasjes, i moshuari është transportuar për në spital, por fatkeqësisht mbërriti pa shenja jete.
Ende nuk dihen arsyet pse i moshuari ka qenë duke shkuar në spital.
Top Channel