Mandati i Sinajt/ “Më ke plasur cipën, po hedh baltë mbi mua”, deputeti përplaset me Bardhin: Çfarë ke bërë në gjithë jetën tënde?!

18/09/2024 13:32

Këshilli për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin u mblodh sot për të shqyrtuar mandatin e deputetit Vullnet Sinaj.

Sinaj: Gjatë ushtrimit të mandatit tim si deputet, nuk kam shkuar një herë në familjen time për Vitin e Ri.

Bardhi: Përrallat që dëgjuam sot i dëgjuam edhe radhës së shkuar, janë për të rrëzuar mocionin. Me vetëdije vetë deputeti e ka ndaluar. Unë e di që juve do të vazhdoni të shkelni kushtetutën, sa kohë mbrojtët Xhaçkën do të mbroni edhe vullnet Sinën, ju keni vendosur ta merrni në mbrojtje, të hidhni në kosh vendimet e Gjykatës Kushtetuese bashkë me të edhe Kushtetutën, mungesë totale respekti ndaj Kushtetutës. Respekti do të duhet ta bëjë një deputet të përgjegjshëm, jo të vijë këtu të thotë ndihmova shtëpinë e tij. Kjo s’ka lidhje me shkeljen e Kushtetutës, duhet të japësh shpjegime pse more para nga buxheti i shtetit. Kujt i çove ndihmë 6 muaj para zgjedhjeve dhe një muaj para zgjedhjeve.

Sinaj: 7 vjet deputet nuk i kam përmendur asnjëherë , më ke plasur cipën, kur ti do të hedhësh baltë mbi mua dhe bizneset e mia dhe të më thuash ke shkelur Kushtetutën. Ka edhe një problem tjetër mes nesh, kush më akuzon mua dhe kë akuzoni ju, çfarë ke bërë në jetën tënde ndonjëherë në gjithë jetën tënde.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA