Gara për zgjedhjen e drejtorit të Policisë së Shtetit, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço e ka cilësuar si “fije që priten”.
Duke folur në “Top Story”, Karamuço tha se janë tre kategori që po garojnë dhe arsyet se përse kanë zgjedhur që të kandidojnë për këtë post.
Unë mendoj që do jetë një emër shumë surprizë, që ne nuk na shkon në mendje”, tha ai mes të tjera.
“Fillon të ngrejë dhe të motivojë nivelet më të ulta dhe të nxjerrë në pension të parakohshëm veteranët. Këtë reformën e re e kam quajtur dhe si ‘fije që priten’. Do ikin këta, nuk do jenë më. Kur ikën një drejtor i përgjithshëm, të gjithë flasin. Celulari im mbushet me denoncime, por prapë ka një fluks të madh të gjithë këtyre. I bëj thirrje z.Dumani që të shkojë dhe të bashkëpunojë.
Edhe disa që kanë kandiduar mund të kenë probleme. Brenda një jave do të merret një vendim çfarë kam dëgjuar. Sigurisht janë të lidhur dhe me organet inteligjente. Disa kanë zgjedhur orët e fundit për të dorëzuar dosjet. Disa si drejtori i policisë së Shkodrës nuk ka zgjedhur të garojë vetëm për arsyen e sulmit nga politika. Janë tre grupe që po kandidojë. Grupi i parë janë ata që synojnë për t’u bërë drejtues.
Grupi i dytë janë këta që e kanë një njollë në biografi dhe kandidojnë për të hequr çdo kompleks. Grupi i tretë janë ata që thonë se po kandidojnë për drejtor të përgjithshëm, e dinë që s’do fitojnë dhe mendojnë të marrin një post të rëndësishëm.
Edhe te kandidatura janë ata që kanë vite në akademi. Është një qendër që nuk mund të mbajë mllefet. Disa nga këta kanë reaguar fuqishëm”, u shpreh ai.
Top Channel