Dy të vdekur në sulmin ndaj zyrave të kompanisë miliardere në Moskë (fotot)

18/09/2024 18:18

Dy njerëz kanë mbetur të vrarë në një sulm të dështuar ndaj zyrave të gjigantit rus të shitjeve Wildberries, një incident për të cilin pronarja e kompanisë fajësonte tentativën e marrjes së kontrollit nga ish-bashkëshorti.

Wildberries tha në një njoftim se njerëz të armatosur që po shoqëronin Vladislav Bakalchuk, bashkëshortin e pronares Tatyana Bakalchuk, hynë ilegalisht në zyrat e kompanisë në qendër të Moksës dhe hapën zjarr.

Video në rrjetet sociale tregonin një përleshje në hyrje të ndërtesës, dhe më pas të shtëna që dëgjoheshin në sfond. Në një moment një burre me pistoletë në dorë shihej në pamje.

Incidenti vjen disa javë pasi Wildberries, kompania më e madhe ruse e shitjeve me pakicë, finalizoi një shkrirje të kompanive, çka është dënuar nga Vladislav, madje dhe nga lideri i rajonit të Çeçenisë, Ramzan Kadyrov, i cili ishte zotuar ‘ta ndalonte’.

Pronarja aktuale Tatiana Bakalchuk, njëkohësisht gruaja më e pasur në Rusi, tha në një deklaratë: “Sot një grup njerëzish Vladislav Bakalchuk, Sergei Anufriev e Vladimir Bakin tentuan të marrin peng zyrat e Wildberries në Moskë”.

“Për fat të keq si rezultat i sulmit të armatosur ndaj Wildberries, një roje siguria u vra me armë”.

Mediat ruse shtonin se një tjetër roje kishte vdekur më vonë nga plagët.

Shtatë njerëz ishin plagosur në total, duke përfshirë dy policë, thanë autoritetet.

Dëshmitarja okular Nadezhda, tha për rrjetin AFP se kishte dëgjuar ulërima dhe të shtëna nga brenda qendrës së biznesit, ku punojnë gjithashtu edhe kompani të tjera.

Kompani kishte njoftuar së fundmi shkrirjen me grupin rus të marketingut Russ, marrëveshje që kishte miratimin e qeverisë por që Vladislav quante “gabim i madh”.

Më herët kreu i republikës çeçene ruse Ramzan Kadyrov, denounconte akordin si “flagrant e arbitrar” dhe ishte zotuar “ta ndalonte”, pas një takimi me Vladislav.

FOTO GALERI
2/3
Shtatë njerëz ishin plagosur në total, duke përfshirë dy policë, thanë autoritetet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA