Zjarret masive në Brazil shkatërrojnë habitatin e xhaguarëve të plagosur nga djegiet (fotot)

14/09/2024 19:03

Teksa dhjetra zjarre masive vijojnë të shkatërrojnë rajonin tropikal të Pantanal në Brazil, një qendër kujdesi kafshësh po trajtonte xhaguarët e shpëtuar por të plagosur nga flakët.

Qendra e kujdesit pranë Brasilia po punon me të gjithë kapacitetin për të shpëtuar 24 nga rreth 70 xhaguarë e puma, të rritur në këtë qendër që ishin lëshuar në rezervat, shkruan rrjeti AFP.

Me zjarret masive që kanë përfshirë pyjet e Brazilit, veterineri Thiago Luczinski shqetësohet për habitatin e kafshëve. “Është një problem i madh pasi kafsha është sot në një vend të sigurtë, por do të duhet të shkojë në një vend ku ende zjarret vijojnë”, thotë Luzinski.

Ai shton se kafshët kanë pësuar plagë të ndryshme nga zjarret.

“Këtij i kemi bërë 12 fashime, Itapira është një xhaguar që erdhi nga Pantanal me djegie në të katërta putrat. Por tashmë e ka marrë veten, është e shëruar ajo mund të kthehet në Pantanal por duhet të kontaktojmë me njerëzit atje për të kuptuar nëse ka më një habitat ku të kthehet”.

Drejtuesi  i impjantit Silvano Gianni, po trajton një tjetër xhaguari që ka pësuar djegie në putrat et tij por nuk do të mund të kthehet në botën e egër për disa kohë.

“Amanaci (xhaguari) është e trishtuar se nuk mund të kthehet në Pantanal. Ka djegur putrat dhe nuk mund të lëvizë kthetrat.”

“Këto kafshë janë predatorë elitarë. Xhaguarët që dëmtohen nga zjarret është diçka e re që nuk ka ndodhur më parë”, shton Gianni për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA