Rritja e ‘turizmit të balenave’ shqetëson natyralistët për mirëqenien e kafshëve në ishujt francezë të paqësorit (fotot)

14/09/2024 19:26

Ai që njihet si “sezoni i balenave” ka nisur në ishujt francezë të Polinezisë, në jug të Oqeanit Paqësor, ku raportohet se është rritur numri barkave turistike që lundrojnë përkrah gjitarëve të mëdhenj detarë.

Natyralisti e fotografi vendas Julien Anton, thotë se kjo ‘praktikë biznesi’ po kthehet në shqetësim për mireqenien e gjallesave.

“Ne kemi fat që kemi balena gungaçe që i afrohen brigjeve tona koralore, për pak qetësi. Ato përpiqen të shpëtojnë nga diçka, si në rastin e femrave që i largohen meshkujve të padëshiriar, prandaj vijnë rregullisht të notojnë përgjatë koraleve”.

Julien shton se gjithsesi ky është nga vendet e pakta në botë ku ato mund të shihen nga afër.

“Është vendosur ligjërisht një distancë 100 metra nga barka për të mos i shqetësuar, madje është dhe mundësia për të hyrë në ujë me to. Popullata e tyre duket mirë dhe mundësia për t’i parë nga barka është e mrekullueshme. Janë kafshë madhështore. Në këtë rast kemi dhe një këlysh, nënën me një këlysh. Një shoqërues mashkull gjithashtu është duke luajtur me të. Është fenomenale”.

Biologia Agnes Benet, shpreh gjithashtu shqetësimin e saj për rritjen e numrit të barkave turistike:

“Studimet kanë treguar se lundrimi i barkave mund të ketë shqetësues për to. Njerëzit mund të notojnë me to ose t’i shikojnë nga larg pa i shqetësuar. Gjithçka bëhet me durim e dashamirësi.

“Por sot ka shumë barka në ujë, nevojitet kufizim i numrit të barkave që i afrohen balenave dhe delfinëve. Ky është një aktivitetet mjedisor që duhet menaxhuar, dhe sa më shpejt”, shton Agnes për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA