Rivali kryesor i kryeministrit indian lirohet me kusht pas disa muajsh burg (fotot)

13/09/2024 18:43

Një nga rivalët kryesorë politikë të kryeministrit indian Narendra Modi është liruar sot pas disa muajsh burg, megjithëse akuzat e korrupsionit ndaj vijojnë të qëndrojnë.

Arvind Kejriwal, ministër i kreyqytetit Delhi dhe lider i aleancës kryesore opozitare u përball në zgjedhje me Modi këtë vit, ndërsa u arrestua në mars.

Ai është mes disa figurave opozitare që përballet me akuza korrupsioni i rryshfeti, të cilat partia e vet i quan “konspiracion politik” i partisë së  Modi në pushtet, Bharatiya Janata (BJP).

Kejriwal doli sot nga burgu ku pritej nga qindra mbështetës.

“Ata donin të më thyenin duke më burgosur,” tha ai triumfator ndaj turmave.

“Por vendosmëria ime është më e madhe se më përpara, Zoti është me mua,” shtonte zyrtari teksa më herët gjykata e lartë vendosi se arrestimi i tij ishte gjithsesi i ligjshëm, por lirohet për kohën që akuzat kontestohen, shkruan rrjeti AFP.

Kejriwal u lirua me kushtin që të mos bëjë publike detajet e akuzave ndaj tij, të mos shkojë në zyrën e partisë dhe të mos nënshkruajë dokumente zyrtare.

56-vjeçari ka qenë në krye të kryeqyteti prej një dekade dhe erdhi në post me një fushatë anti-korrupsioni.

Ndërkohë dhe kundërshtarë të tjerë të Modi dhe aktivistë të drejtash japin alarmin për shkurtim të hapësirave të demorkacisë në Indi, pasi institucionet shënjestrojnë vazhdimisht kundërshtarët politikë të qeverisë.

Rahul Gandhi, lider i partisë së Kongresit dhe pinjoll i dinastisë që ka dominuar politikën prej dekadash, u dënua për shpifje vitin që shkoi pas denoncimin nga një aleat i Modi, shkruan AFP.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA