Emisioni Fiks Fare solli ankesat e banorëve të lagjes “Demokracia” në Mamurras, të cilët prej 30 vitesh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm.

50 familje të kësaj lagjeje e kanë zgjidhur problemin e ujit në dimër me puse, por në verë mbeten në mëshirë të fatit.

“Blejmë bote me uji, gjithë pensioni më shkon duke blerë uji” tregon një pensioniste. Ndërkohë një tjetër banore e moshuar thotë se shkon te burimi dhe mbush me bidona.

Të gjithë banorët janë ankuar edhe në Bashkinë Kurbin, por nuk kanë gjetur asnjë zgjidhje. “Kam vajtur te nënkryetari i bashkisë , nuk ka bërë asgjë, na thotë uji do vijë vitin tjetër” thotë një banorë.

Gazetarët e Fiksin shkuan deri  në pikën e ujësjellësit nga ku komandohej hapja e ujit për banorët e lagjes “Demokracia”.

Vend në të cilin gjetën një punonjëse, ajo tregon se e hap ujin në orar, por çuditërisht nuk shkon nëpër banesae banorëve. Gazetarët e Fiksit provuan ta hapin vetë rubinetin që mundësonte furnizimin me ujë të banorëve dhe çuditërisht po në atë moment banorët telefonojnë dhe thonë  uji erdhi .

Punonjësja e cila tregon se ka 20 vite që e bën këtë punë thotë se edhe ajo e hap ujin, por nuk e di pse nuk shkon.

Ndërkohë përgjegjësi i ujësjellës në Mamurras, Rasim Milla pranon problemin e banorëve . “Ne e njohim këtë problem , kanë 30 vite, shpresojmë të bëhet sa më shpejt një investim. Pasi rrjeti është shumë i amortizuar dhe kjo sjellë humbje shumë të mëdha në rrjet. Për këtë arsye dhe uji nuk arrin deri në pikën fundore që është kjo lagje” thotë Milla.

Ai nuk pranon që uji ka shkuar vetëm me vajtjen e gazetarëve, sipas tij ka shkuar edhe ndonjëherë tjetër. Por problematikat janë të shumta.

FOTO GALERI
3/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA