Ekskluzive/ Hidhen me dron telefona dhe drogë brenda burgut të Peqinit, 4 grupe të forcave speciale mbërrinë brenda ambienteve të sigurisë së lartë

13/09/2024 00:09

Katër grupe të forcave speciale mbërrinë brenda ambienteve të sigurisë së lartë të burgut të Peqinit.

Gazetarja Anila Hoxha raporton ekskluzivisht se një dron në fluturim është konstatuar brenda burgut.

Droni ose dronët (ende nuk dihet sa janë), kanë hedhur katër pako me telefonë, 8 karikues dhe doza me drogë dhe janë zbuluar nga kullat më të larta të vrojtimit që kanë dhënë alarmin.

Aktualisht po kontrollohet ambienti. Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose ka urdhëruat gatishmëri dhe kontrolle të rrepta në qeli.

Drejtori i përgjithshëm i Burgjeve po shkon në Peqin, ndërsa policia lokale po kryen kontrolle për dronin.

Kanë qenë policët e rrethimit të jashtëm që kanë dëgjuar zhurmën e dronit dhe kanë dhënë alarmim.

Ky është droni i dytë brenda pak ditësht pas atij të burgut të sigurisë së lartë në Burrel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA