Prodhuesit e verës së njohur franceze Jura thanë se presin të humbasin rreth gjysmën e prodhimit sivjet prej ta papriturave të motit si ngricat e hershme, shirat e breshëri apo dhe myku që ka prekur bimët pas lagështirës.
Me gërshërët e krasitjes në dorë, Benoît Sermier kërkon për rrush në vreshtat e tij por pas një viti me mot të keq, frutat janë të rralla.
“Ky vresht këtu që ka vetëm dy bistakë zakonisht duhet të jepte 15”, thotë fermeri duke shtuar se ka nisur vjeljen vonë pasi ngricat e prillit ne lindje te vendit shkaktuan shumë dëme në kohën e çeljes së luleve, kur dhe temperaturat ranë papritur nën zero.
“Vreshtat janë të holla dhe gjethet të dobëta. Kjo situatë po bëhet e padurueshme për fermerët, aq më shumë për më të rinjtë që sapo kanë hapur fermat e tyre”, thotë për rrjetin AFP drejtuesi i një kooperative të vogël private verë-prodhuesish.
“Ata duhet të shesin verë për të fituar por kjo situatë nuk i lejon të krijojnë mall në stok”, shton ai.
“Prej një viti kemi pasur kushte shumë të vështira moti, shi dhe erë”, thotë Patrick Rolet, prodhues vere organike dhe rritësh blegtorie në Cramans.
“Imagjino të kesh tokën me 20, 30 milimetra si deri në 15 gusht … çdo tre kater ditë duhej të nisnim trajtimet nga e para, veçanërisht ne prodhimet organike. Nuk e di nga ka ardhur gjithë ai shi që ka rënë”.
Fatkeqësisht lagështira e tepërt në vreshta ka ndihmuar në përhapjen se mykut e sëmundjeve që kanë dëmtuar shumë parcela. Fermerët duhet të luftonin dhe këtë myk që të shtojnë vreshtat e mundshëm të vitit 2025.
“Përballemi me humbjet më të mëdha të 25 viteve të fundit”, shton për AFP Olivier Badoureaux, drejtor i grupit profesional të verërave të Jura. “Një prodhim i mirë është 80,000 hektolitra, ndërsa këtë sezon nuk e dimë nëse arrijmë në 30,000, cilësia besoj se mbetet e njëjtë.”
Top Channel