Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, reagoi ndaj ngritjes së aktakuzës nga Prokuroria Speciale ndaj 45 të dyshuarve për sulmin terrorist në Banjskë, duke thënë se një gjë e tillë mund të ishte bërë më herët.

”Megjithatë, më mirë vonë se kurrë”, u shpreh ai, ndërsa komente të ngjashme pati më herët edhe kryetari i parlamentit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Unë nuk e kam parë aktakuzën, jam i bindur që ka mundur të ngritët shumë më herët dhe sot të ndodhemi në një situatë të re. Natyrisht siç thotë populli më ‘mirë vonë se kurrë’, por megjithatë atë duhet ta shohim përmbajtën e saj në mënyrë qe të mund të flasim për të. Ajo që ne insistojmë vazhdimisht ku do që ndodhemi, e para është dorëzimi i Milan Radojiçiqit autoriteteve të Kosovës sepse krimin e ka kryer në Kosovë. Banjska është në Zveçan të Kosovës.’

Teksa vlerësoi kohën e shpejtë të ngritjes së aktakuzës, drejtori i Institutit të Kosovës për Drejtësi, Ehat Miftaraj i tha REL-se se për publikun ishte shumë e rëndësishme të dihej nëse ajo kishte të bënte me vepra që lidheshin me agresionin shtetëror ndaj Republikës së Kosovës, apo vetëm me aktivitetin e një grupi kriminal.

Autoritetet e Kosovës e cilësuan si terrorist e vitit të kaluar në këtë fshat në veri të vendit, kur humbi jetën efektivi Afrim Bunjaku. Ato bënë përgjegjëse Serbinë për organizimin e tij, por Beogradi mohoi cdo përgjegjësi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA