Zjarret monstruoze shkatërrojnë mijëra hektarë toka në jug të Kalifornisë (fotot)

11/09/2024 19:00

Një zjarr gjigant i nisur dje pranë liqenit Elsinore në jug të Kalifornisë ka shkatërruar deri tani më shumë se 3000 hektarë tokë e pyje, thonë autoritetet atje .

Tre zjarre të ndryshme kanë shpërthyer prej të hënës rreth Los Angeles, të nxitur nga era dhe vala e të nxehtit, çka ka sjellë urdhra evakuimesh nga autoritetet dhe re të mëdha tymi që mbushin qiellin e qytetit.

Mijëra punonjës të zjarrfikëseve dhe të Gardës Kombëtare të SHBA po luftojnë për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat me bimësi të ulët.

Deri tani nuk ka raportime për viktima por qindra shtëpi rrezikohen nga flakët.

Kapiteni i zjarrfikësave Steve Concialdi tha se zjarret ishin ende në rritje drejt majës Santiago Peak, ku ndodhen kulla valësh celulare e transmetimit të radio-televizioneve.

Avionë shiheshin që lëshonin pluhur të kuq zjarr-ngadalësues në kodrën e një zonë rezidenciale, ndërsa helikopterë hidhnin ujë mbi flakët.

Disa rezorte të njohura natyrore në zonë janë urdhëruar të evakuohen dhe një numër rrugësh janë të bllokuara./AFP/

FOTO GALERI
2/3
Mijëra punonjës të zjarrfikëseve dhe të Gardës Kombëtare të SHBA po luftojnë për të ndaluar përhapjen e flakëve në zonat me bimësi të ulët.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA