Pinguini ‘shtëpiak’ gjendet mrekullisht gjallë dy javë pasi u largua e zonja në Japoni (fotot)

11/09/2024 17:40

Pen-chan hodhi poshtë çdo pritshmëri duke u gjetur shëndoshë e mirë nga e zonja pasi kishte notuar rreth 30 milje në det të hapur, thanë zyrtarët.

Pinguini larguar kishte notuar për mije të tëra në det dhe e zonja e quante një mrekulli kthiin e tij.

Pinguini femër kishte lindur në kushte shtëpiake dhe nuk kishte notuar kurrë në det më parë para se të largohej gjatë një eventi në rajonin qendror Aichi më 25 gusht.

Kujdestarja e saj Ryosuke Imai, tha se kur shpendi u zhduk njerëzit kishin nisur ta kërkonin por një stuhi e fuqishme që kishte goditur Japoninë kishte penguar përpjekjet e kërkimit.

Duke qenë se Pen-chan nuk kishte jetuar ndonjëherë në botën e egër, e zonja dhe të tjerët besuan se nuk do të mund të mbijetonte më shumë se një javë.

Por më 8 shtator Imai mori informacionin se zogu i saj ishte parë duke notuar i kënaqur në ujë në një plazh rreth 40 km larg nga vendi i zhdukjes.

“Mendoja se ajo do të ishte e lodhur dhe e ezauruar nga uria, por ishte duke notuar normalisht, ishte më shumë se një surprizë për mua, ishte një mrekulli”, thotë Imai.

Ajo shtonte se pinguini gjashtë-vjeçar Pen-chan, tani duhet të jetë duke ngrënë peshk ose gaforre që i ka kapur vetë.

“Mendoj se ka arritur deri aty duke ndaluar në disa vende për pushim, është ende e pabesueshme. Kishte humbur ca në peshë por është gjithsesi shumë mirë”, tha gruaja, sipas The Guardian.

FOTO GALERI
2/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA