Liqeni i Babilonit ringjallet teksa Iraku kërkon të lërë pas kohët e vuajtjes (fotot)

11/09/2024 19:24

Duke tentuar mbrojtjen e trashëgimisë së pasur kulturore të Irakut, qyteti lashtë i Babilon në rajonin qendror Babil të Irakut, po dëshmon ringjalljen e liqenit të tij të famshëm. Projekti është realizuar në bashkëpunim me agjencitë qeveritare pasi ishte penguar nga dhuna dhe lufta mizore që përfshiu vendin dy dekadat e fundit.

“Masa e ujit që hyn e del nga liqeni është e njëjtë, ajo rrjedh në basenin e ujit, kështu që nuk humbasim sasi të mëdha uji përveç nga avullimi, por edhe kjo nuk është në masë të madhe dhe nuk ndikon në shpërndarjen e ujit”, thotë ministri vendas i burimeve ujore Aoun Diab.

“Realisht thellësia e tij është vetëm dy metra por masa e ujit arrin në 56,000 metër kub. Masa e avullimit është e vogël, ndoshta vetëm një centimetër gjatë verës”, shtoi Diab.

Ministri kulturës e turizit Ahmed Al-Badrani, përmend me keqardhje rrethanat e dekadave të fundit që kanë penguar zhvillimin e infrastrukturës e turizmit në vend.

“Nga viti 1980 deri në krijimin e qeverisë së Mohammed Shia Al-Sudani, Iraku ka pësuar këto rrethana të jashtëzakonshme përfshi lutën, sanksionet, pushtimin, përçarjen fetare apo terrorizmin. Këto faktorë kanë penguar turizmin, zhvillimin dhe stabilitetin”, thotë Al-Badrani për rrjetin AFP.

FOTO GALERI
2/7
"Realisht thellësia e tij është vetëm dy metra por masa e ujit arrin në 56,000 metër kub. Masa e avullimit është e vogël, ndoshta vetëm një centimetër gjatë verës”, shtoi Diab.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA