Del jashtë kontrollit situata me zjarrin në fshatin Galush të Peqinit, evakuuohen banorët Forca të shumta policie janë vendosur jashtë godinës së Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion, ku pritet të mbërrijë ish-kryeministri Sali Berisha, teksa demokratët janë mobilizuar për të protestuar.
Me flamujt e partisë në duar, dhjetëra mbështetës të kryetarit të Partisë Demokratike ndodhen para SPAK-ut.
Pritet që sot Prokuroria e Posaçme t’i komunikojë akuzën për dosjen “Partizani” Berishës, i cili ndodhet në “arrest shtëpie” që prej dhjetorit të vitit të kaluar.
Ndërkohë hetimet janë mbyllur edhe për dhëndrin e tij Jamarbër Malltezin, që po ashtu është në “arrest shtëpie”, i cili duhet të paraqitet sot për t’u njohur me përfundimet e dosjes “Partizani”, por paraqitja e tij duhet të jetë në orën 14.
Ndërsa Fatmir Bektashi vazhdon të jetë në detyrim me paraqitje.
Vjeshtën e vitit 2023 Gjykata e Posaçme shpalli tre masa sigurie duke vendosur detyrim paraqitje ndaj ish-kryeministrit, i cili nuk u paraqit për t’u njohur me masën, kurse dhëndri i tij nga arrest me burg përfundoi nën arrest shtëpie.
Top Channel