Një gjykatës në Kanada tha se ish-ikona e modës Peter Nygard ka shfrytëzuar pozitën e tij për të kryer të paktën katër përdhunime prandaj e ka dënuar me 11 vjet burg për sulmet ndaj grave e vjazave në zyrat e tij në Toronto, disa prej të cilëve disa dekada më parë.
Dënimi 11-vjeçar merr parasysh dhe kohën e kaluar tashmë prapa hekura që prej arrestimit të katër viteve më parë.
83 vjeçari u shpall fajtor që prej nëntorit të shkuar nga gjykata për katër sulme seksuale, ndërsa i shpëtoi përgjegjësisë për një të pestë.
Gjykata e Ontario dëgjoi dëshmitë nga pesë gra që akuzonin drejtorin e shtëpisë së modës për sulmet që prej viteve 1980-të deri në 2005, në apartamentin e tij mbi zyrat e ndërtesës ekskluzive.
Policia kanadeze arrestoi Nygard në fund të 2020 me kërkesë të SHBA ku ai gjithashtu akuzohej për shfrytëzim të bizneseve të tij për të joshur gra e vajza për prostitucion, shfrytëzim seksual për vete dhe miqtë e tij të biznesit.
Akuzat në SHBA janë edhe më të rënda nga ato për të cilat u dënua në Toronto, pasi në to përfshihen bashkëpunim në praktika ilegale biznesi, transportim të një minoreneje me qëllim prostitucion, dhe trafikim seksual me forcë.
Nygard ngriti kompaninë e modës me emrin e tij dhe u bë një nga më të pasurit në Kanada.
Gjyaktësi Robert Goldstein i tha pas dhënies së vendimit:
“Peter Nygard është një predator seksual, ai përdori pasurinë e pushtetin për të kryer sulme seksuale. Është një histori e suksesshme biznesi që mori një kthesë shumë të keqe”./TheGuardian/
Top Channel