“PS blindoi Tiranën, PD shpërbleu Këlliçin”/ Curi: Veliaj, mostër për vota! Iljazaj: E djathta vuri bast të madh

09/09/2024 22:35

Drejtuesit e zgjedhur politikë të Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike u analizuan nga të ftuarit këtë mbrëmje në “Top Story”.

Pedagogu Ervis Iljazaj u shpreh se vendosja e Belind Këlliçit, i cili në zgjedhjet vendore te vitit të kaluar humbi thellë përballë Erion Veliaj, si drejtues politik i PD-së në Tiranë, është një bast i madh për partinë. Ndërsa analisti Arjan Curi u shpreh se Këlliçit “iu shpërblye” fakti që hoqi dorë nga mandati i deputetit për të garuar në zgjedhjet për kryebashkiak në kryeqytet, por edhe angazhimi me denoncimet e bëra ndaj qeverisë. Sa i përket PS-së, te ftuarit shprehet se e majta “blindoi” Tiranën, duke zgjedhur tre figura të forta, sikurse cilësojnë Erion Veliajn, Elisa Spiropalin dhe Ogerta Manastirliun.

Iljazaj: Këlliçi ka humbur me 60 mijë vota në Tiranë. Është një bast i madh që ka vënë PD. Salianji për shembull fitoi në Kavajë. Nuk gjej një logjikë në këto vendime. E shoh garë të vështirë për PD-në

Curi: I jepet ribesim Këlliçit, sepse ai u vetëdogj për partinë. Kohët e fundit ka qenë denoncuesi kryesor ndaj qeverisë. Por, nuk do të jetë vetëm në Tiranë. Ka Alizotin nga pas. PD nuk kërkon figura të reja fare, vendos Këlliçin për t’i vënë fytyrën imazhin, e shpërblen për atë që bën. Ai në terren del keq. Ka humbur dhe ne lagjen e vetë, por në media del mirë. Del mirë në debate.

Spiropali ikën nga Shkodra se thuhet se s’ka gjetur balancën midis rrymave mbi dhe nëntokësore. Kam informacion që është përplasur nga pjesët e botës parapolitike. S’më habit fakti që kryetari i parlamentit këtu bën fushatë. Veliajn e shohin të tërë në rënie, unë e shoh në ngritje. Veliaj pas Asamblesë nuk u pa as të hante drekë me Ramën, iku me vrap. Nuk hëngri drekë me Ramën buzë detit. Dikush e pyeti ku po shkon, ai tha do iki të filloj fushatën. Veliaj i duhet Ramës, e ka apo s’e ka qejf, është një mostër për të mbledhur vota. Ramës kësaj radhe i duhet dhe Veliaj është i vetmi që arrin të prodhojë vota.

Rakipllari: PS ka zgjedhur në Tiranë 3 persona që kanë shumë pushtet. Veliaj dhe Spiropali janë 2 nga 3 pikat kryesore të PS. Është Rama dhe këta dy, zotërojnë dhe autoritet brenda PS. Edhe Manastirliu që ka një kohë të gjatë që është ministre, Tirana është një artileri e rëndë.

PD nuk ka mundësi dot të ketë pushtet. Mund të kishte zgjedhur një figurë te re, ka zgjedhur Këlliçin. Ai vërtet i ka humbur zgjedhjet me Veliajn por denoncimet që ka bërë, kanë aktivizuar SPAK dhe i kanë dhënë një lloj fuqie. Por, për terrenin, akoma nuk ka treguar fuqinë e tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA