“Ne rrimë si nuse për të shërbyer”/ Deklarata e deputetit të PS ngre tonet në “Top Story”, i kthehet Gjekmarkaj: Ju rrini si skutha

09/09/2024 22:36

Deputeti i Partisë Socialiste, Toni Gogu debatoi me nënkryetarin e PD-së Agron Gjekmarkaj në studion e Top Story, për fushatat që kanë ndezur motorrët.

Gogu tha se PS ka nxjerrë në terren ata që mbledhin vota, ndërsa Gjekmarkaj tha se ata që ka nxjerrë PS janë hajdutë dhe ka ardhur koha për rrotacion.

Pjesë nga debati në Top Story:

Gogu: Kryefjala aty ishte garë, ndryshim, ambicie për të ndryshuar vetën. U lebetita me Gjekmarkaj, tani qenka faji i PS që nxjerr në terren ata që mbledhin vota.

Gjekmarkaj: Në terren keni nxjerr hajdutët, ata që menaxhojnë bandat, dhe ju thoni mesazhi është i qartë

Gogu: Të tjerët i vdiqën politikisht, e tani thonë problemi i PS. Ti Gjekmarkaj si gjuhëtar dhe njohës i letërsisë, ti sheh pas personazheve të ligun

Gjekmarkaj: Keni bllokuar rrotacionin, kryeministri thotë gare, pse nuk tërhiqet Edi Rama

Curri: Po nuk u dorëhoq Berisha nuk tërhiqet Rama.

Gogu: Gjëja që ne dëgjuam jemi të pakënaqur me gjendjen tonë

Gjekmarkaj: Po ikni pra se ka të tjerë që bëjnë me mirë, lejoni rrotacionin. Nuk jemi më të mirët po më të mirë se ne s’ka thonë. 12 vite u shesin shqiptarëve 12 qyfyre. Premtimi i këtyre është do kemi më shumë vjedhje.

Gogu: Ai që mbledh votat është një dragua, vetë është Gjergj Elez Alia, Ulsiu është Balozi. Unë në Pezë nuk shoh dragoj, por qytetarë që kërkojnë rrugën Kombinat Plepa. Ky tani te unë shesh Balozin dhe me plagët e veta do më mundi. Erdhi Belindi kishte ekuipazhin e vet, por për mua demokratikasit në Pezë janë qytetarë të nderuar. Ky zotëria sheh të unë Balozin. Rri dhe merret me çfarë bëjmë ne.

Gjekmarkaj: Unë nuk hyra në folklor

Gogu: Dhe qëndrimin e kishe folklorik këmbë mbi këmbë. Ne rrimë si nuse të bukura se jemi gati për të shërbyer

Gjekmarkaj: Ju rrini si skutha

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA