Analisti Arjan Curi dhe nënkryetari i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, u përfshinë në një debat gjatë diskutimit në “Top Story”.
Curi: Shoh te kjo lista një element të çuditshëm që PS vendos ose ministra e ish ministra ose kryetar bashkie, ku janë të fuqi. Janë të vendosur për të prodhuar më shumë vota. Aty nuk ka as deputetë të spikatur. Thonë sikurse ju dhamë pushtet, tani na jepni ju. Është një treg i gjësë së gjallë. Dua ta shoh më sportive si analizë, kush nga këta është i zoti të hedhë më shumë lekë e thënë në mënyrë shiqptare. Kështu e shoh ndarjen e njerëzve në qarqe, janë njerëz të fuqishëm me aftësi për të hedhur lekë. Kush hedh më shumë lekë në fushatë. Lobimi është korrupsion i ligjshëm sipas meje. Nëse e bombardon elektoratin me postera, fishekzajrre, e blen. Është një lloj korrupsioni.
Këta janë mamuth të fan raising, dinë të mbledhin e hedhim lekë, të menaxhojnë banda elektorale. Njerëzit shohin a do t’u bëhet ndonjë nder me pronat, me punësimin. I vetmi njeri më pak i korruptueshëm është Gjekmarkaj. Ishte i vetmi që u skuq u bë lulëkuqe, tregon një lloj sinqeriteti.
Gjekmarkaj: Është hera e disatë që argëtohem me këto gjetje. Ju si gazetar në vend që të argëtoni miletin me të qeshura…
Curi: Po çfarë të bëjmë, ta fusim në vaki?!
Gjekmarkaj: Duhet të jepni një intelekt…
Curi: Po njerëzit duken rehat
Top Channel