Një 39-vjeçar është arrestuar në Shkodër si përkrahës i autorit të vrasjes së Vlter Fjerzës një vit më parë.
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar ndaj 39 vjeçarit masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Përkrahja e autorit të krimit”, “Moskallzimi i krimit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 21.09.2023, në fshatin Hot i Ri.
Valter Fjerza, 33 vjeç u vra mbrëmjen e 21 shtatorit 2023 në fshatin Hot i Ri të Shkodrës vetëm pak metra larg banesës së tij. I ri po shkonte me makinë në lokalin e fshatit pasi kishte mësuar se i vëllai, Kol Fjerza po konfliktohej me 5 djem të fisit Mhilli.
Sherri mes Kol Fjerzës dhe autorit të dyshuar, Klodian Mhilli kishte lindur për një vend parkimi. Ata kishin pasur edhe një konflikt të hershëm mes tyre, por viktima Valter Fjerza nuk ishte pjesë e konfliktit.
Top Channel