Një episod i përgjakshëm ka ndodhur mes dy klientëve shqiptarë të një kafeneje mbrëmjen e djeshme në Irakleo të Kretës, ku njëri ka sulmuar me thikë, duke plagosur rëndë tjetrin.

Ngjarja ndodhi rreth orës 21.00 të së shtunës mbrëma në rrugën “Minoos” në zonën e Therisos në Irakleo.

Autori ka sulmuar 35-vjeçarin shqiptar duke e goditur me thikë në bark dhe duke i shkaktuar dëmtime në shpretkë dhe mëlçi.

35-vjeçari është rrëzuar në rrugë i gjakosur, ndërsa autori është larguar.

Në vendngjarje ka mbërritur një ambulancë e EKAV, e cila e ka dërguar të plagosurin në spitali ku po trajtohet ende dhe ndodhet në gjendje të rëndë.

Sipas informacioneve, autori dhe viktima janë të njohur për autoritetet dhe vlerësohet se shkak i episodit të përgjakshëm ka qenë larja e hesapeve për drogën.

Autori është identifikuar dhe po kërkohet nga policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA