Përfundojnë investimet në shkollën e re “Naim Frashëri” në Fier, Rama: Gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues

07/09/2024 08:22

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga shkolla e re “Naim Frashëri” në Fier.

Kjo shkollë 9-vjeçare, thotë Kryeministri, është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor.

“Me shkollën e re “Naim Frashëri” në Fier, një investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Fierit, e cila është gati për të pritur 850 nxënës dhe mësues këtë vit shkollor, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Siç duket edhe nga pamjet, punimet janë të cilësisë moderne.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA