Dokumentari sjell realitetin shokues të zonës së të droguarve në Filadelfia, SHBA (fotot)

07/09/2024 18:17

Një dokumentar tronditës sjell së fundmi realitetin e një prej zonave më të infektuar nga drogat në SHBA, teksa dikush i vint vetes misionin që ta ndryshonte këtë.

Producenti Peter Santenello ishte në qytezën e Kensington, Philadelphia, për të mësuar mbi epideminë e drogave opiate që ka përfshirë SHBA, teksa shëtit qytetin me vendasin Buddy Osborn.

Buddy është rritur nga një nënë e vetme me tetë vëllezër e motra, tre prej të ciëlve kanë vdekur nga probleme të lidhura me drogat.

Ai tashmë drejton një komunitet ndihme ndaj të prekurve nga varësia, të quajtur ‘The Rock’.

Teksa Peter e Buddy ecin mes rrugëve të pista, shohin njerëz të shtrirë përtokë, në gjendje të rëndë shëndetësore, ndërsa diku një tempull i improvizuar tregon vendin ku ka vdekur dikush.

Në 2022, shëndetësia në Filadelfia regjistron 1,413 vdekje të paqëllimshme nga mbidoza e drogave.

Ne te gjithë SHBA me shume se 100 000 njerez vdesin cdo vit nga mbidoza e paqëllimshme e drogave, sipas statistikave.

Autoritetet thonë se shumica e vdekjeve nga dorgat në metropol (57 përqind) vinin nga opiati sintetik fentanil apo stimulantë si kokaina.

Një tjetër drogë e përhapur nga trafikanët është ksilazina, anestetiku i përdorur nga veterninerët për kafshët, që ishte përgjegjës për 34 përqind të vdekjeve.

Buddy thotë se shpërndarja e drogave në rrugë ka ndryshuar gjatë viteve, ashtu si deh drogat që shpërndahen: Në viet 1970-të ishte metamfetamina, pastaj në 80-at ishte kokaina dhe më pas heroina me bazë opiumi”.

Buddy thotë se i kujtohet kur ishte fëmijë kur pa një burrë që injektonte heroinë në krahun e tij në rrugë. Pesë nga fëmijët që e panë atë skenë u bënë dhe ata të varur nga drogat.

Një prej tyre ishte vëllai i tij asokohe 12 vjeçar, që vdiq më vonë nga varësia e drogave.

Pas disa historive të vrazhda nga realiteti aktual, Peter falenderon Buddy për kohën e tij.

“Buddy ishte i mrekullueshëm duke na shpjeguar gjithçka për vendin, edhe pse kjo mund të jetë e rrezikshme. Unë nuk ju rekomandoj ta bëni këtë shëtitje”.

“Ka njerëz që drejtojnë trafikun e drogave dhe krimin, dhe atyre i duhet qëndruar larg”.

Buddy shton se problem tjetër në Kensington janë njerëzit e pastrehë që lejohen të banojnë e të zënë rrugët.

Kryebashkiakja e Filadelfia tenton të ofrojë një fije shprese duke thënë se ‘më parë ka qenë më keq’, por Buddy nuk është i bindur: “Ajo e shikon problemin dhe kërkon një zgjidhje, por zgjidhja do të ishte që kryebashkiakja të bëjë detyrën e saj, prokurori të bëjë detyrën e tij, policia të lejohet të bëjë detyrën e saj. Duhet të bashkohemi të gjithë për të ndihmuar njerëzit”.

Filmi është shikuar 3.5 milionë herë dhe përdoruesit përgëzojnë Buddy për punën e tij dhe publikimin e historive personale me varësinë e drogave, shkruan rrjeti Daily Mail.

FOTO GALERI
1/4
Vete Buddy është rritur nga një nënë e vetme me tetë vëllezër e motra, tre prej të cilëve kanë vdekur nga probleme të lidhura me drogat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA