Nisur nga ora 18:00 e mbrëmjes së të premtes, qytetarët serbë, bllokuan rrugët që të çojnë nga Serbia në Kosovë.
Në Rudicë të Serbisë tre serbë bllokuan rrugën për në pikën kufitare të Jarinjës e në dorë mbanin pankarta me kërkesat e tyre, që kryesorja ishte largimi i Policisë së Kosovës nga veriu i vendit.
Serbët në shenjë proteste nuk lanë të kalonin qytetarët që kishin dokumente e vetura me targa të lëshuara nga autoritetet e Kosovës.
Po ka bllokadë, unë kalova. Kam dokumentet e Kosovës dhe të Serbisë. Kush janë ata të më kërkojnë dokumentet, i dhashë aty ku duhet.
Protestuesit kanë njoftuar se do të bllokojnë rrugën deri në kohën kur të plotësohen kërkesat e tyre.
Megjithatë në pikën kufitare të Jarinjes, pas kontrolleve policore të gjithë automjeteve që dëshironin të hynin ose dilnin nga Kosovë u mundësohej një gjë e tillë.
Por, Policia e Kosovës u rekomandonte qytetarëve me mjete identifikimi të Kosovës të mos kalonin nëpër Serbi.
Rrugët për te tre pikat kufitare me Serbinë, Jarinja, Bërnjaku dhe Merdarja janë të bllokuara.
Top Channel