Një 39-vjeçar është plagosur në fshatin Luar të Fierit, nga një 15-vjeçar.

Gazetari i Top Channel, Neritan Trifoni, raporton se plagosja e Gazmir Gjoni-t ka ndodhur me thikë. Menjëherë pas kësaj i mituri ka marrë arratinë.

Nuk ka zgjatur shumë, pasi policia ka arritur të arrestojë autorin. Dyshohet se konflikti mes tyre ka ndodhur për motive të dobëta në një lokal në hyrje të Roskovecit.

“Rreth orës 16:30, në Roskovec, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 1 shtetas i mitur, 15 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. Gj., rreth 39 vjeç.

Nga ndërhyrja e menjëhershme e shërbimeve të Policisë, është bërë e mundur kapja dhe shoqërimi në Komisariat, i shtetasit 15-vjeçar, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale”, njofton polcia.

I dëmtuari është transportuar në spitalin e Fierit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA