Prisnin pemët dhe më pas i shisnin, nën hetim katër persona në Dibër
05/09/2024 09:33
Katër persona janë nën hetim pasi prisnin pemët në mënyrë të paligjshme me qëllim shitjen e tyre si lëndë drusore.
“Në vendin e quajtur “Ceka e Xhikajve”, njësia Administrative Arras në Dibër, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë shtetasit E.Gj., 40 vjeç; Sh.Xh., 64 vjeç; A.Gj., 67 vjeç; M.Xh., 68 vjeç; duke prerë lëndë drusore në mënyrë të paligjshme, të cilat më pas i grumbullonin brenda në pyll me qëllim fshehjen e tyre”, njofton policia.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi hetimi penal për 4 shtetasit e lartëpërmendur.
Puna po vijon ende për kapjen e shtetasit S.T., 38 vjeç, banues në Tiranë, bashkëpunëtor në aktivitetin që kryenin të proceduarit.
Top Channel