Fabrika e plastikës në Elbasan mori flakë, shpallet në kërkim administratori i kompanisë! Tymi i çliruar shkaktoi ndotje të ajrit

05/09/2024 11:42

Administratori i fabrikës së plastikës në Elbasan, që u përfshi nga flakët një ditë më parë, është shpallur në kërkim.

Hetimi penal ka nisur si pasojë e ndotjes që ka shkaktuar tymi i çliruar në ajër, përfshirë edhe mungesën e masave për zjarret.

“Komisariati i Policisë Elbasan referoi materialet në Prokurori dhe shpalli në kërkim shtetasin K. B., 54 vjeç, me detyrë administrator në një kompani për prodhimin e plastikës, pasi në fabrikën palstike, në fshatin Bradashesh, ka rënë zjarr dhe si pasojë e tymit të çliruar u shkaktua ndotje e ajrit”, njofton policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA