Digjet fabrika e materialeve plastike në Elbasan/ Pamje apokaliptike, tymi dhe flakët pushtojnë vendin

04/09/2024 15:00

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu fabrikën e materialeve plastike në zonën e ish kombinatit Metalurgjik në Elbasan.

/Tymi i ndihmuar edhe nga era ka mbuluar gjithë qytetin ndërsa për rreth 1 orë zjarrfikëset kanë luftuar me flakët dhe kanë mundur ta vendosin nën kontroll.

Zjarri nisi rreth orës 15:00 dhe mori shumë shpejt përmasa të mëdha nisur nga materialet plastike që digjeshin duke shkaktuar panik mes punonjësve.

Ndërhyrja e menjëhershme e zjarrfikëses bëri të mundur evitimin e përhapjes së zjarrit në fabrikat ngjitur, ndërsa fatmirësisht nuk pati të lënduar, edhe pse të gjithë punëtorët ndodheshin në punë në momentin e flakëve.

Policia bëri me dije se paraprakisht dyshohet që zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Flakët që vijuan për rreth një orë shkaktuan dëme të mëdha materiale dhe ndotje të konsiderueshme në të gjithë qytetin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA