Djali vret babanë në Shënavlash/ Kush është viktima dhe autori i dyshuar i krimit të rëndë, trupi u gjet në pus

04/09/2024 16:28

Një krim i rëndë në familje ka tronditur sërish Shënavlashin në Durrës.

Dyshohet se djali ka vrarë babanë e tij 62-vjeçar dhe më pas e ka hedhur në pus.

Enver Balla është viktima, kurse djali i tij është Esmerald Balla, sipas gazetares së Top Channnel, Vali Qyrfyçi.

Sot policia e Durrësit njoftoi se djali që dyshohet të jetë dhe autori, banues në fshatin Shënavlash, ka kallëzuar në polici se më datë 13 gusht është larguar nga banesa babai i tij, shtetasi E. B., 62 vjeç.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA