Detaje të rënda nga krimi në familje/ Trupi i 62-vjeçarit u gjet në një pus, vrasja dyshohet të ketë ndodhur 20 ditë më parë
04/09/2024 16:23
Familjarët e kishin deklaruar të humbur, zbulohet krimi brenda familjes në Shënavlash.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur rreth 20 ditë më parë, ndërsa trupi i 62-vjeçarit u gjet në një pus, sipas korrespodentes së Top Channel, Vali Qyrfyçi.
Sot policia e Durrësit njoftoi se djali që dyshohet të jetë dhe autori, shtetasi Esmerald Balla, banues në fshatin Shënavlash, ka kallëzuar në polici se më datë 13 gusht është larguar nga banesa babai i tij, Enver Balla, 62 vjeç.
Nuk dihen ende rrethanat në të cilat ka ndodhur krimi i rëndë në familje.
Top Channel