Për zbardhjen e atentatit në “Don Bosko” nga një makinë në lëvizje u qëllua drejt një lokali duke lënë të plagosur 2 persona policia i ka orientuar hetimin në 2 pista hetimore.

E para lidhet me të shkuarën kriminale të një prej të plagosurve, Kastriot Elezaj i dënuar në Itali për vjedhje ndërsa pista e dytë lidhet me mundësinë e përfshirjes së 2 të plagosurve në shpërndarje të lëndëve të narkotike.

Vetë të plagosurit nga shtrati i spitalit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën kanë folur për uniformat blu nuk kanë dhënë të dhëna të vlefshme për hetimin. 45-vjeçari Kastriot Elezaj që dyshohet nga policia se ishte objektivi ka thënë se pasditen e së martës ka dalë si çdo ditë poshtë shtëpisë për të pirë kafe dhe se nuk i druhej një atentati dhe lëvizte lirshëm duke qenë se nuk kishte konflikte me askënd.

Edhe 22-vjeçari Ronaldo Metushi, i cili punonte dikur si kamarier ne lokalin ku ndodhi ngjarja tha se nuk kishte konflikte të hapura dhe se me 45-vjeçarin kishte vetëm lidhje shoqërore.

Për zbardhjen e kësaj ngjarje policia ka shoqëruar të gjithë dëshmitarët okular si dhe po punon me kamerat e sigurisë në zonë.
Kjo që shihni në foto është makina e autorëve nga e cila ata qëlluan në drejtim të lokalit e më pas u drejtuan drejt fshatit çerek ku I vunë flakët.

Makina e djegur si edhe pistoleta me silenciator e gjendur në brendësi janë prova materiale që tashmë ndodhen në lupën e hetuesve me shpresën për të gjetur të dhëna të vlefshme që do ti çojnë drejt autorëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA