Vdekjet e pengjeve, Netanyahu kërkon publikisht falje! Protestat vazhdojnë

03/09/2024 13:43

Benjamin Netanyahu i kërkoi publikisht ndjesë izraelitëve për dështimin e kthimit të gjallë të 6 pengjeve të gjetur të vdekur në Gaza të shtunën, teksa Hamasi paralajmëroi se edhe pengje tjerë mund të “kthehen te familjet e tyre me qefin” nëse nuk arrihet armëpushimi.

Komentet e tij erdhën pas protestave masive në rrugë mbi mënyrën sesi qeveria e tij ka menaxhuar situatën delikate të personave të rrëmbyer nga militantët palestinezë gjatë sulmit të 7 tetorit.

Presioni është rritur edhe në nivel ndërkombëtarisht pasi Britania e Madhe pezulloi disa shitje armësh në Izrael, duke përmendur rrezikun e përdorimit të pajisjeve për të shkelur ligjin ndërkombëtar.

Edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, u shpreh se Netanyahu nuk po bënte sa duhet për vulosjen e pushimzjarrit, çka nxitën duket edhe mea culpa-n e tij.

“Ua thashë familjarëve dhe po e përsëris sërish. Kërkoj faljen tuaj për faktin që nuk i sollëm dot të gjallë; iu afruam shumë kësaj, por nuk ia dolëm dot”, tha Netanyahu.

Megjithatë, Netanyahu sërish pati një ton sfidues, dhe vazhdoi të insistonte që ushtria izraelite të kontrollojë  kontrollojnë Korridorin Filadelfi të Gazës, një rrip toke i rëndësishëm strategjik i cili është një pikë pengese në negociatat me Hamasin.

Protestat sakaq vazhduan edhe mbrëmjen e së hënës me familjet e zemëruara për faktin që njerëzit e tyre të dashur nuk janë sjellë në shtëpi as pothuajse 11 muajsh.

Sindikata më e madhe e punëtorëve sakaq nisi një grevë të përgjithshme, për t’i bërë trysni Qeverisë ta arrijë një marrëveshje për kthimin e pengjeve. Negociatat, me ndërprerje të kohëpaskohshme, nën ndërmjetësimin e SHBA-së, Katarit dhe Egjiptit, kanë dështuar të prodhojnë marrëveshje për propozimin e shtruar nga Bideni në maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA