21/12 21:09
Një sulm rus me raketa balistike në Ukrainë ka shkaktuar të paktën 41 të vrarë dhe 180 të plagosur.
Shifrat i ka konfirmuar edhe presidenti ukrainas Zelensky, i cili thotë se raporti paraprak sugjeron se qyteti lindor Poltava u godit nga dy raketa balistike ruse.
Ai thotë se të paktën 41 persona janë vrarë dhe 180 të plagosur, disa prej të cilëve janë nxjerrë nga rrënojat dhe janë shpëtuar.
I cituar nga BBC, Zelensky tha se raketat goditën “territorin e një institucioni arsimor dhe një spitali aty pranë”.
Një nga objektet e Institutit të Komunikimeve është shkatërruar pjesërisht, thotë ai.
Top Channel