Osmani “ia mbledh” shefit të ri të BE-së: E kemi bërë tonën, i kemi përmbushur kriteret për vend kandidat!

03/09/2024 17:27

Kosova i ka përmbushur të gjitha kriteret për të siguruar statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE: Këtë deklaratë, presidentja Vjosa Osmani e bëri gjatë takimit të parë me shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav, të cilit kërkoi t’ia bënte të qartë që në fillim qëndrimin e saj për këtë çështje.

Në Raportin e fundit të Progresit të Komisionit Europian u tha se Kosova ka bërë “përparime të kufizuara” në përmbushjen e standardeve të nevojshme për t’iu bashkuar BE-së, por Osmani është e bindur se vendi i saj i ka bërë detyrat e shtëpisë.

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në BE në fund të vitit 2022 dhe është vendi i vetëm në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e ka statusin e vendit kandidat. Në takimin mes kryetares së shtetit të Kosovës dhe përfaqësuesit të lartë të BE-së u diskutuan edhe  zhvillimet e fundit, përfshirë veprimet në veri që kanë shtuar pakënaqësinë e ndërkombëtareve me qeverinë e Albin Kurtit.

Mbyllja e pesë institucioneve paralele serbe, që konsiderohen të paligjshme në Kosovë u kritikua ashpër nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian, Franca, Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar, të cilat e cilësuan si veprim të njëanshëm dhe të pakoordinuar, i cili nuk duhej ndërmarrë në këto momente. Bashkimi Europian e bëri të qartë se konsideron që ky aksion “vë në rrezik situatën e brishtë të sigurisë në terren”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA