Ernest Muçi e nisi më në fund si titullar një ndeshje të këtij sezoni të ri për Besiktas.
Futbollisti i Kombëtares luajti nga minuta e parë në ndeshjen ndaj Sivasspor ku luajti edhe bomberi tjetër kuqezi, Rey Manaj.
Së bashku me Rashicën në fushë, Muçi dhe Besiktasi ia dolën të kalojnë me sukses sfidën duke fituar me rezultatin e pastër 2-0.
Golat e ndeshjes u shënuan Immobile me penallti në pjesën e parë dhe Gedson Fernandes pak minuta nga fundi.
Pas 3 javësh kampionat, Besiktas mban vendin e 3-të me 9 pikë, aq sa Galatasaray dhe 1 më pak se Fenerbahce e cila ka 1 ndeshje më shumë se 2 rivalët.
Kujtojmë që Muçi nuk u ftua nga Sylvinho për ndeshjet e Shqipërisë përballë Ukrainës dhe Gjeorgjisë në Nations League.
Top Channel