Turistët, “me shtëpi me vete”/ Vlorë, përgjatë bregdetit shtohen numri i të huajve që udhëtojnë me kampera

31/08/2024 12:38

Udhëtimi me kamper është një mundësi për të parë e vizituar sa më shumë vende.

Kështu shprehen turistët e huaj që po e bëjnë këtë mënyrë pushimi gjithnjë e më popullor edhe në vendin tonë.

Në harmoni me natyrën që ofron vendi ynë, por edhe pranë detit janë të shumtë të huajt që vijnë nga vende të ndryshme të Europës, por edhe nga Zelanda e Largët.

 “Lutemi që vende të tilla për camping të mos humbasin gjatë zhvillimit turistik që qyteti i Vlorës po merr me hapa kaq të shpejtë”, tha njw turist nga Zelanda.

Përgjatë bregdetit të Vlorës gjen vende pafund të përshtatshme për pushuesit e kamperave, me kushtet e duhura që kërkohen për pushime të tilla.

“Rastësisht e zbuluam dhe e dashurova këtë vend sapo erdhëm. Do të doja të jetoja këtu, e çfarë mund të duash më shumë nga jeta kur ke këtë bukuri përballë”, tha turistja nga Zelanda.
Këta pushuese italianë që kanë lëvizur me kampera në të gjithë botën ka edhe kritika.

“Shqipëria ka gjëra të bukura, ka pallate, lungomare të mrekullueshme, por mbeturinat që hidhen rrugës bien në sy”.

“Është hera e parë që vij në Shqipëri. Vlora më duket një qytet me shumë trafik dhe i zhurmshëm, por mbi të gjitha është i bukur”, tha njw Italian.

“Po përshkojmë Ballkanin prej dy javësh, në Vlorë kemi ardhur dje. Njerëzit këtu janë te këndshëm dhe bregdeti është shumë i bukur. Kemi bërë me biçikletë 1000 km dhe ende kemi 700 të tjera për të bërë”, tha turisti nga Zelanda.

Mesazhi që kanë të gjithë këta pushues është që Shqipëria t’i ruajë vende të tilla në harmoni me natyrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA