Po kryenin marrëdhënie seksuale, Range Roveri i çiftit bie në lumë në mes të natës! Ndodheshin në sediljen e pasme kur…

30/08/2024 09:55

Një çift që po kryenin marrëdhënie seksuale në një makinë “Range Rover” gjatë natës, kanë përfunduar në lumë.

Makina filloi të ecte ndërkohë që çifti ishte në sediljen e pasme. Ngjarja ka ndodhur në lumin në Fairmount Park rreth orës 4:15 të mëngjesit të së mërkurës, këmba e njërit prej tyre shtypi frenat e dorës dhe makina filloi të ecte, tha policia.

Pak çaste më vonë, Range Rover u rrëzua dhe u fundos në ujë, rreth dy milje nga Bashkia e Filadelfias.

Çifti i paidentifikuar u hodh nga fuoristrada para se automjeti të binte ujë. Asnjëri prej tyre nuk u lëndua gjatë incidentit.

Range Rover u nxor nga lumi rreth orës 9 të mëngjesit. Nga fotot e publikuara makina ishte fundosur e gjitha në ujë. Sipas policisë ndaj çiftit nuk është ngritur asnjë akuzë.

FOTO GALERI
1/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA