E bujshme! Vendoset e ardhmja e Osimhen, sulmuesi nigerian drejt transferimit në Arabinë Saudite

30/08/2024 09:39

Një nga lojëtarët më të përfolur këtë merkato ishte Victor Osimhen, me sulmuesin nigerian që prej kohësh ishte nxjerrë në shitje nga Napoli.

Duket se klubi “azzurri” më në fund e ka gjetur zgjidhjen për të, duke pranuar ofertën marramendëse të ardhur nga Arabia Saudite.

Ai do të kalojë te Al Ahli për 80 milionë euro, teksa do të firmosë një kontratë 4-vjeçare, ku do të fitojë 25-30 milionë euro në sezon.

Tashmë çdo gjë mbetet në dorën e Osimhen, i cili pritet të japë dritën jeshile shumë shpejt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA