Shqipëria po bëhet gati për sfidat e Ligës së Kombeve në shtator përballë Ukrainës që do të luhet në Pragë dhe asaj me Gjeorgjinë që do të luhet në “Air Albania”.
Sylvinho ka zgjedhur që në këtë listë të vijë me risi nga emrat e grumbulluar në Europianin e Gjermanisë.
Ndryshimi me listën e Europianit, habia më e madhe është Ernest Muçi, i cili një natë më parë dhe dhe një asist në fitoren e thellë të Besiktas 5-1 përballë Luganos. Mungesë e rëndësishme do të jetë dhe ajo e Mirlind Dakut, i cili po kalon një formë fantastike në Rusi, por që është i dënuar nga UEFA pas sjelljes jo të hijshme kundër Kroacisë në Europian.
Myrto Uzuni dhe Keidi Bare vazhdojnë të jenë të padëshiruar në listën e Sylvinhos. Të dy lojtarët që nuk u grumbulluan në Europian, janë lënë jashtë dhe për sfidat e Ligës së Kombeve.
Përveç emrave të lënë jashtë, surprizë janë dhe ata që janë grumbulluar. Dyshja e Partizanit, Agim Zeka dhe Andi Hadroj do të veshin fanellën e Kombëtares, së bashku me ish-mesfushorin që u shpall kampion me Egnatian, Sebastjan Spahiun, i cili në dy ndeshje të luajtura deri më tani në Iran, ka spikatur me një asist. Gjithashtu është dhe ish-i tjetër i Egnatias, Alen Sherri, i cili u transferua nga Superiorja në Serie A te skuadra e Cagliarit.
Ndeshjen e parë të vlefshme për Grupin 1 të Ligës B, Shqipëria do ta luajë kundër Ukrainës në Pragë më 7 shtator, në orën 20:45 në po të njëjtën orë, Shqipëria do të presë më 10 shtator Gjeorgjinë në “Air Albania”.
Top Channel