Tragjike në Indonezi, 35-vjeçarja hump jetën pasi sulmohet nga një krokodil, ishte futur ne lumë për të mbledhur midhje Në pamje të shpërndara në rrjetin X, shihet burri që nis të kërkojë në valixhen e tij dhe më pas të nxjerrë një çekiç me të cilin thyen ekranet e sportelit të linjës ajrore.
Ngjarja shokuese në aeroportin e Kilit, ‘Nuevo Pudahuel’ erdhi pasi burri që besohet se ishte haitian, mësoi se bileta e tij e avionit ishte e pavlefshme.
Udhëtari kishte shkuar për të konfirmuar fluturimin e tij drejt Miami, Florida me linjat American Airlines, sipas rrjetit kilen Cooperativa. Por bileta e tij ishte e pavlefshme dhe punonjësi i tha se nuk mund të merrte avionin.
Hombre destruye stand de aerolínea en el aeropuerto de Santiago de Chile? Que paso??? pic.twitter.com/OkwVr1ztaD
— JOSE MANUEL BRITO (@Jmbs90) August 28, 2024
Në deklaratën e përfaqësuesit të policisë Manuel Narváez thuhej: “Në një moment tërbimi kundër linjës ku kishte blerë biletën e avionit për në Miami, ai nxorri çekiçin nga një prej valixheve të tij dhe nisi të dëmtonte pajisjet e aeroportit”.
“Në deklaratën e tij për autoritetet, burri tha se kishte blerë biletën për në Miami nga një platformë interneti por fluturimi i tij nuk ishte rezervuar kurrë”, shtoi Narváez.
Top Channel